Protestë pa dhunë, mungojnë “maskat”. Tubuesit refuzojnë dialogun me Ramën, lënë kryeministrinë dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilën vendosi nga një letër me një mesazh “dialog”.

Teksa ka nisur protesta, studentët kanë marshuar para Kryeministrisë dhe i kanë grisur letrat në fjalë dhe kanë rrëzuar karriget. Gjithashtu kanë patur dhe një përballje me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa.

“Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre.

Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa.

“Jep llogari përse policia dhunon studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, u shpreh një nga protestuesit kundrejt drejtoreshës së agjencisë për Media dhe Informim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër