Gjatë ditës mot i ngrohtë, pasdite priten reshje shiu

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Sot pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa në disa zona ekziston mundësia për reshje lokale shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here do të përforcohet përgjatë luginës së Vardarit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 2 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 24 gradë.

Në Shkup pritet mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me shtim të vranësirave gjatë ditës dhe mundësi për reshje lokale shiu pasdite. Temperatura maksimale do të arrijë në 22 gradë Celsius.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër