9
Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet një seminar njëditor me temë “Parlamenti (Kuvendi) si institucion themelor i së drejtës parlamentare”, ku do të marrin pjesë studentë nga Universiteti “Goce Dellçev” dhe Universiteti Ndërkombëtar Sllav.
Seminari do të zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski”, nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja më e afërt e të rinjve me punën dhe funksionimin e Kuvendit, si dhe rritja e ndërgjegjësimit të tyre për rëndësinë dhe përfitimet e demokracisë.
Përmes këtij seminari synohet gjithashtu nxitja e mendimit kritik te studentët dhe përgatitja e tyre për një përfshirje më aktive në jetën shoqërore dhe politike.
