Mot i vranët, reshjet e shiut përfshijnë gradualisht të gjithë vendin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 tetor, Zhurnal.mk – Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të bëhen të pranishme që në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës në zonën e veriperëndimit priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s, shoqëruar me valëzim të ulët në dete, të forcës 2-4 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër