Studentët falënderojnë ministrin Shasivari për Provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe (VIDEO)

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Studentët e kanë vlerësuar si hap përpara propozimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar iniciativën si një avancim në përdorimin e gjuhës shqipe.

Në një prononcim për TV Koha, njëri nga studentët u shpreh se iniciativa e ministrit Shasivari meriton të përshëndetet, ndërsa e falënderoi atë për gatishmërinë për bashkëpunim në këtë çështje.
“Vlerësojmë se iniciativa dhe propozimi i ministrit, megjithatë, janë një avancim në përdorimin e gjuhës dhe në dhënien e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kjo është për t’u përshëndetur dhe jemi falënderues që ministri është treguar bashkëpunues në këtë çështje”, u shpreh studenti.
Se propozimi paraqet përparim dhe se po ecet drejt një zgjidhjeje të pranueshme e kanë vlerësuar edhe studentë të tjerë të cilët sipas raportimit, nuk kanë pranuar të prononcohen para kamerave.
Ndryshe, një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, priti në takim përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e fakulteteve juridike, me të cilët diskutoi mundësinë e mbajtjes së Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Propozimi synon të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces, ndërsa diskutimet me studentët dhe përfaqësuesit akademikë pritet të jenë pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.
Lojtës Videosh

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër