Siljanovska Davkova dhe Aliev: Maqedonia dhe Azerbejxhani e zgjerojnë bashkëpunimin në energjetikë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me kërkesë të saj, sot pati një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Azerbejxhanit, Ilham Aliev.

Bashkëbiseduesit i konfirmuan marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Azerbejxhanit dhe gatishmërinë për avancimin e tyre të mëtejshëm përmes thellimit të dialogut politik dhe zhvillimit të bashkëpunimit në fushat nga interesi i ndërsjellë, kumtoi kabineti i presidentes.

Në ambient të krizës energjetike globale, të dy presidentët shkëmbyen mendime për problemet në rritje dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre.

Në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të konfirmuar dhe të forcuar me vizitën zyrtare të presidentes në Baku, Siljanovska Davkova dhe Aliev u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës, citohet në kumtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër