Digjet plotësisht një veturë në Pallaticë, lëndohet pronari që tentoi ta shuante zjarrin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Më 20.10.2026, në ora 15:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale f. Pallaticë – f. Ozormisht, në një arë buzë rrugës, është përfshirë nga zjarri një veturë e parkuar e pasagjerëve „Volkswagen Golf“ me targa të Tetovës, pronë e M.S. (74) nga f. Pallaticë. Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, si dhe një sipërfaqe me bar të tharë, ndërsa M.S., gjatë tentimit për të shuar zjarrin, ka pësuar djegie dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se M.S. ka qenë duke pastruar arën duke ndezur barin e thatë, pas së cilës zjarri është përhapur dhe ka kapluar automjetin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër