Prshtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm.
Në një deklarim për media gjatë ditës së sotme, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të japë dorëheqje.
“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me bë”, ka thënë Rama.
