Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete në Kuvend, në seancën e mbajtur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi ka uruar Rexhepin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të frytshëm.

“Me këtë përgjegjësi të re, ajo ka mundësinë të forcojë bashkëpunimin mes grave deputete, të çojë përpara barazinë gjinore dhe ta bëjë zërin e grave edhe më të fortë në Kuvend. Në takimin e sotëm, Arijetës i urova suksese në detyrën e saj të re, punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm!”, ka shkruar Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër