Mucunski takon ministrin francez për Evropën, diskutojnë për reformat dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin francez për Evropën, Benjamin Hadad, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi. Mucunski rikonfirmoi përkushtimin e qeverisë për reformat dhe kërkoi përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar vendin si partner konstruktiv në rajon. Pavarësisht kërkesave për integrim më të shpejtë, rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë — një kusht kyç i rrjedhur nga propozimi francez për hapjen e negociatave me BE-në.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër