Nuk dërguan ambulancën për një të lënduar, kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, të moshës 35 dhe 51 vjeç, nën dyshimin për mosdhënie të ndihmës mjekësore.

Sipas MPB-së, më 29 qershor 2026, punonjësja I.V. kishte pranuar një telefonatë për një person të lënduar në fshatin Dobrosht, por nuk kishte dërguar ekip mjekësor në vendngjarje.

Për rastin ishte njoftuar edhe përgjegjësi I.M., ndaj të cilit gjithashtu është ngritur kallëzim penal për veprën “mosdhënie e ndihmës mjekësore”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër