VMRO-DPMNE uron 23 Tetorin: Maqedonia, trashëgimi nga paraardhësit dhe amanet për brezat e ardhshëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – 23 Tetori na kujton se Maqedonia është trashëgimi nga paraardhësit, përgjegjësi e së tashmes dhe amanet për brezat e ardhshëm.

Më 23 tetor 1893, në kohë të vështira dhe të pasigurta, u themelua Organizata Revolucionare Maqedonase, e cila ndër vite veproi me emra të ndryshëm, por me një kod të vetëm – VMRO. Ajo është bashkudhëtare dhe organizatore kryesore e luftës revolucionare maqedonase, duke bashkuar aspiratat e popullit maqedonas për liri, autonomi dhe dinjitet kombëtar. Përmes veprimtarisë së saj, Organizata ka lënë gjurmë të thella në historinë maqedonase dhe është simbol i qëndresës, sakrificës dhe aspiratës shekullore për shtet të vetin.

Revolucionarët maqedonas hodhën themelet e luftës për liri, dinjitet kombëtar dhe të drejtën që populli maqedonas ta ndërtojë vetë të ardhmen e tij, t’i ruajë dhe t’i kultivojë lirisht traditat, gjuhën, kulturën dhe veçantinë kombëtare, me dinjitet dhe krah për krah me popujt evropianë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër