Minçev: 23 Tetori na kujton përgjegjësinë për të ardhmen e Maqedonisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – “23 Tetori është ditë që na kujton idenë për një Maqedoni të lirë, guximin e atyre që luftuan për të dhe përgjegjësinë që mbajmë sot ndaj brezave të ardhshëm”, thuhet në urimin e Minçevit.

Ai thekson se idealet e revolucionarëve maqedonas mbeten obligim për ruajtjen e lirisë, forcimin e unitetit dhe krijimin e një shoqërie ku drejtësia, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta janë themele të së ardhmes së përbashkët.

Minçev u shpreh se lufta e tyre duhet të shërbejë si nxitje për të vazhduar me besim, vendosmëri dhe përkushtim drejt një shteti të fortë, të zhvilluar dhe demokratik, ku çdo qytetar mund ta shohë të ardhmen e tij.

“Urime 23 Tetori – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!”, përfundon urimi i ministrit Goran Minçev.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër