Prishtinë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Me gjashtë vota për dhe tri kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar propozimet e grupit punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.
Komisioni nuk e ka miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
Me këtë votim, komisioni ka miratuar propozimet e grupit punues lidhur me projektligjin, i cili synon krijimin e mekanizmit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
