Princi William bën histori duke u shfaqur në një emision televiziv britanik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Princi William është bërë anëtari i parë i familjes mbretërore që shfaqet në emisionin e njohur britanik të Graham Norton.

Gjatë bisedës së relaksuar, ai zbuloi detaje nga jeta e tij private, foli për emisionet e preferuara të fëmijëve të tij dhe shpjegoi pse lançoi Çmimin Earthshot.

William tha se familja e tij shikon reality show-n e BBC-së “The Celebrity Traitors” dhe se Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë veçanërisht të magjepsur nga ky shfaqje. “E dua atë shfaqje, e gjithë familja e shikon. Charlotte dhe Louis janë absolutisht të fiksuar pas tij. Është vërtet i mrekullueshëm”, tha William.

Ai tregoi gjithashtu një anekdotë rreth takimit me aktorin Ross Kemp, një nga anëtarët e kastit të serialit. “E pashë Ross Kemp një ditë pas episodit të parë. Nuk munda të rezistoja, kështu që u përpoqa ta prekja, sigurisht në një mënyrë të përshtatshme, për të parë se si do të reagonte. Doli që ishte mjaft nervoz dhe frikësohej lehtë”, bëri shaka princi.

Kur e pyetën se çfarë do të kishte bërë nëse nuk do të ishte trashëgimtar i fronit, ai u përgjigj se si djalë kishte plane shumë të ndryshme. “Kur isha më i vogël, doja të bëhesha oficer policie. Mendoja se do të isha i mirë në këtë. Më vonë, pata një periudhë kur doja të bëhesha DJ, por nuk funksionoi vërtet për mua”, zbuloi ai.

Në kohën e tij të lirë, ai kënaqet duke dëgjuar muzikë dhe duke parë filma, dhe veçanërisht i do filmat e regjisorit Christopher Nolan. “Jam një fans i madh i gjithçkaje që bën Christopher Nolan. Trilogjia Dark Knight është psikologjikisht e errët dhe e thellë, dhe kjo është pikërisht ajo që unë dua. Nolan arrin të shndërrojë ide krejtësisht të pazakonta në filma tepër argëtues”, shpjegoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër