Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë, shfaqet me fustan të bardhë me dekolte të theksuar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kim Kardashian ka vazhduar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku është fotografuar së bashku me nënën e saj, Kris Jenner, gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.

Ylli i reality show-t kishte zgjedhur një fustan të bardhë me dekolte shumë të hapur, të kombinuar me këpucë me platformë të lartë.

Pamjen e plotësoi me flokët e mbledhur në një bisht të lartë dhe të lëmuar, shkruan DailyMail.

Edhe Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një kombinim elegant, duke veshur një xhaketë rozë Chanel me një veshje në ngjyrë bordo.

Ndërkohë, partneri i Kim, piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, nuk ishte me të gjatë vizitës, pasi ndodhej në Austin për Çmimin e Madh të SHBA-së.

Megjithatë, Kim ka folur së fundmi me entuziazëm për lidhjen e tyre, duke pranuar në një episod të The Kardashians se është shumë e lumtur.

Çifti është përfolur për një lidhje romantike që nga shkurti dhe më pas e bëri publike romancën.

Që atëherë, Kim është parë duke mbështetur Hamiltonin në garat e Formula 1, ndërsa dyshja është shfaqur së bashku edhe në evente publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër