Durmishi: Paga minimale u rrit për 3.479 denarë, rritje 67% më e lartë krahasuar me periudhën e qeverisjes së kaluar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka theksuar se rritja e pagës minimale është një nga rezultatet konkrete të politikave ekonomike të Qeverisë, duke bërë të ditur se në periudhën 2024–2026, paga minimale neto është rritur për 3.479 denarë.

Sipas të dhënave të publikuara, paga minimale neto nga 22.567 denarë në vitin 2024 ka arritur në 24.379 denarë në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 në 26.046 denarë.

Ministri Durmishi ka vënë theksin te krahasimi me periudhën 2016–2018, gjatë qeverisjes së mëparshme, kur paga minimale ishte rritur nga 10.080 në 12.165 denarë, përkatësisht për 2.085 denarë.

Kjo nënkupton se gjatë dy viteve të para të mandatit aktual, rritja nominale e pagës minimale është 67% më e lartë, apo për 1.394 denarë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të qeverisjes së kaluar.

“Paga minimale rritet, ndërsa rezultatet flasin me shifra!”, thuhet në mesazhin e publikuar, ku theksohet përkushtimi për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve ekonomike të punëtorëve.

Për ministrin Durmishi, rritja e pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor mbeten ndër prioritetet kryesore të politikave ekonomike.

“Përcaktimi ynë është i qartë – rritje e vazhdueshme e pagave, punë dinjitoze dhe një standard më i mirë jetese për çdo punëtor”, theksohet në mesazh.

Në këtë drejtim, Durmishi dhe dikasteri që ai drejton mbeten të fokusuar në politika që synojnë rritjen e të ardhurave të punëtorëve, forcimin e dinjitetit në punë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Vazhdojmë me politika që sjellin rezultate konkrete për qytetarët!”, është mesazhi përmbyllës, përmes të cilit ritheksohet angazhimi për rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër