Shkup, 23 tetor Zhurnal.mk – Vetëm për festa shtetërore dhe fundjava të zgjatura ngarkesa me automjetet dhe vizitat në Qendrën Klinike reduktohet deri në një masë të caktuar.
Qytetarët e anketuar, për dallim prej ditëve të zakonshme kur shprehin vetëm kritika për mungesën e parkimeve dhe pritjet e gjata për vizita dhe trajtime, sot thonë se shërbimet i kanë marrë në kohë.
“Me termin jam këtu, vij prej Prilepi. Po, po, e morra shërbimin mjekësor në rregull, mjek më të sigurt së këtu nuk ka….. Jo, jo nuk kam pasur asnjë problem më shërbimet, të gjithë vizitat kanë ardhur me rregull…’’ – Qytetar
“Jam nga Strumica, sot isha në ORL dhe jo nuk kisha asnjë problem“, tha një qytetar.
“Jo sot kam ardhur me rast urgjence….Po, po kam përfunduar punë. Po kishte mjek brenda,” tha një tjetër qytetar.
Sipas optimizimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në festa shtetërore dhe fundjava, klinikat funksionojnë me kapacitete të reduktuara.
