Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare Rinesancë ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare! Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në zemrat tona

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja prej kohësh po përballej me tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor.

Artistja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

Këngëtarja prej kohësh po përballej me tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë”, shkroi motra e saj.

Rinesancë lëvroi përgjithësisht rrymën hip-hop e rap, me tekse mjaft personale e shprehëse.

Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë, “Muzikë Mbijetese.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër