Shkrumbohet plotësisht një shtëpi në Zelenikovë, pronari tentoi ta shuante zjarrin vetë.

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor Zhurnal.mk – Një shtëpi është djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu më 22 tetor, rreth orës 13:00, në fshatin Tisovicë, në komunën e Zelenikovës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pronari 37-vjeçar u përpoq ta shuante zjarrin vetë, por nuk ia doli.

Rasti u raportua në SPB Shkup rreth orës 18:00, ndërsa policia kreu këqyrjen në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër