Tjetër bashkëpunim me Izraelin, Koçiu: Standarde evropiane, trajtim dinjitoz për qytetarët tanë

nga D. V.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë të Izraelit, Uriel Buso.

Ministrja Koçiu dhe homologu izarelit, nënshkruan një memorandum të ri bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fusha kyçe si emergjencat shëndetësore dhe teknologjia mjekësore.

Sipas Koçiut, ky “memorandum vjen në vazhdën e partneritetit me qendrën spitalore SHEBA, një nga më të mirat në botë, për transformimin e Spitalit Onkologjik, ku ka nisur puna për modernizimin e protokolleve të trajtimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të mjekëve”.

“Ky bashkëpunim ka një synim të qartë: standarde evropiane dhe trajtim dinjitoz për qytetarët tanë”, shkruan Koçiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More