Magazina e armëve në Tiranë, policia jep detaje

Nga B.M
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen katër persona
Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër