Qose – Atay, në fokus kushtet dhe rehabilitimi i të dënuarve

nga D. V.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.

Qose bëri me dije se gjatë takimit “diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar”.

Sipas Qoses “në fokus patëm trajnimin e stafit, organizimin e vizitave studimore në institucionet homologe në Turqi, si dhe përmirësimin e kushteve të të dënuarve dhe mbështetja në proceset rehabilituese dhe integruese”.

“Vlerësoj angazhimin dhe gatishmërinë e ambasadorit dhe shtetit turk për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve tona institucionale”, shkruan Qose.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More