“A do të mbetet Fatmir Limani pjesë e kabinetit qeveritar”, deklarohet Mickoski: Në maj-qershor kemi rikonstruim qeverie!

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 23 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot mari pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Rajonale të rikonstruktuar për arsim profesional të mesëm “Mosha Pijade” në Komunën e Tetovës.

Gjatë fjalimin e tij, ai u pyet nga gazetarët nëse Fatmir Limani do të vazhdojë të mbetet pjesë e kabinetit qeveritar pas përkeqësimit të marrëdhënieve me koalicionin VLEN, Mickoski u shpreh shkurt se “së shpejti do të ketë rikonstruim të Qeverisë”, pa dhënë detaje shtesë. Megjithatë, deklarata e tij u interpretua si sinjal se Limani mund të jetë një nga ministrat që do të largohet.

Pozita e Limanit në Qeveri është vënë në pikëpyetje pas përplasjeve të vazhdueshme me koalicionin VLEN, i cili e kishte propozuar për këtë post. Për një periudhë të gjatë, ai ka artikuluar kritika publike ndaj këtij subjekti politik, duke thelluar përçarjet brenda bllokut.

Situata u komplikua edhe më tej pas afrimit të tij me Ali Ahmeti dhe Arben Taravari. Një fotografi e publikuar së fundmi, ku Limani shfaqet në shoqërinë e Ahmetit dhe Taravarit pas një iftari në Tirana, ka nxitur reagime politike dhe spekulime për pozicionimin e tij të ri.

Takimi ishte organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe u pa nga analistët si sinjal i lëvizjeve të reja në skenën politike shqiptare në rajon.

artikuj të ndërlidhura