Shkup, 1 Prill, Zhurnal.mk – Edhe sikur t’i plotësojë të gjitha kushtet, ne do ta pengojmë, tha deputeti i VMRO-së Brane Petrushevski, duke folur për investimet e biznesmenit kontravers Daka Davidoviq, i njohur për lidhje pro-serbe dhe proruse, shkruan Zhurnal.mk.
“E falenderojmë LSDM-në, të cilët shumë mirë i njohin të gjitha kompanitë e Daka Davidoviqit, me të cilat shefi i tyre Zaev me siguri bashkëpunon dhe fiton mirë, për indikacionet se kompania “Hronos Sum” qenka në pronësi të biznesmenit pro-rus Daka”, tha ndër të tjera deputeti i VMRO-së Brane Petrushevski.
Në këtë mënyrë, VMRO-DPMNE është bë më e zëshme se partitë shqiptare kundër investimeve të biznesmenit prorus Daka Davidoviq, që gjithsesi është një moment i çuditshëm për opinionin shqiptar.
“Miodrag Davidoviq-Daka partneri pro-rus i Zoran Zaevit, është njeri me të kaluar kontraverze i cili është edhe pjesë e Listës së Zezë amerikane, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorimin e ndikimit në Ballkan, sidomos në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë sot në konferencë për media deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski.
“Daka është i njohur për opinionin e këtushëm se gjatë kohës së qeverisjes së Zoran Zaevit, kur gjatë vitit 2020 dolën disa incizime audio, se Zaevi kishte dhënë para për ta takuar Dakën dhe për të filluar ndonjë biznes. Në audio-incizimet që dolën në rrjetet sociale, Daka thotë se ai 300 mijë euro dhe 2.ooo metra katrorë tokë, ia kishtë dhënë Zaevit, me qëllim të përfitonte shërbim të caktuar. Më pastaj Daka thoshte se Zaevi ato para i kishte shfrytëzuar për inxhinjering lidhur me referendumin për emrin.
“Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk do të bëjë kurrë atë që e bënte LSDM-ja e Zaevit, por përkundrazi, menjëherë do t’i ndërmarre të gjitha mundësitë ligjore që kjo kompania e Dakës të mos investojë dhe ndërtoj në objektet energjetike, edhe sikur kjo firmë ta plotësojë kriterin ligjor dhe kushtet”, ka thënë deputeti I VMRO-DPMNE-së z.Petrushevski.
Kush është biznesmeni malazez Daka Davidoviq që gjatë kohë ishte temë “kryesore” në Tetovë?
Në kohën e qeverisjes së kaluar ai ishte afër hyrjes në tregun e ndërtimtarisë në Tetovë, por ndryshimet politike fillimisht në nivel komunal, e pastaj edhe në nivel shtetëror, penguan këtë depërtim të Davidoviqit.
Daka Davidoviq është biznesmen mjaft i përfolur malazez i cili është i njohur si tregtar me ar më, me lidhje të forta politike. Ai së fundmi përmendet për blerje të tokës të ndërmarrjes së familmentuar SHIK Jellak.
Ai u aktualizua pas ndryshimit të planit detal urbanistik nga ana e Këshillit Komunaë të Tetovës. Për këtë gjë oponentën akuzuan kryetaren e atëhershme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, se po i bën favore Daka Davidoviqit. Miodrad Daka Davidoviq është donator i madh i Kishës Ortodokse Serbe. Në qendër të vëmendjes ka arritur pas „revolucionit antiburokratik“ në Mal të Zi në vitin 1989, kur for*cat proserbe të dirigjuar nga Kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq e morën pushtetin në Mal të Zi. Deri atëherë ka punuar si drejtor financiar në hekuranën “Boris Kidriç” në Nikshiq, shkruan Zhurnal.mk.
Si bashkëpunëtor i Pavle Bullatoviqit tashmë të vde kur, dhe Miomir Bullatoviqit, të cilin atëbotë e kishte vendosur Millosheviqi në ulësen e presidentit të Malit të Zi, ai u emërua shef i Qendrës së Sigurisë në Nikshiq. Ishte kjo kohë pak para shpërthimit të luftërave në RFSJ të atëhershme të shkaktuar nga ideologët serbomëdhenj në krye me Sllobodan Millosheviqin,raporton insajderi.com Përndryshe Davidoviq si kumbar i Momir Bullatoviqit, i njohur si lakej i Millosheviqit, e kryente edhe funksionin e ministrit të tregtisë në Qeverinë e “Regjionit Autonom Serb (SAO) Hercegovina”, të krijuar nga serbomëdhenjtë e asaj kohe, dhe pas përçarjes së Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi u ar restua nga ana e pushtetit malazias. Pas vuajtjes së dën imit, hyri në sferën e biznesit dhe u bë “donator” i madh i Kishës Ortodokse Serbe. Ai është pronar i ndërmarrjes “Neksan” i cili merret me prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike, por edhe me ndërtimtari. Në pronësi të kompanisë së Davidoviqit “Neksan” ishte edhe hoteli “Admiral” në Budvë, të cilin para dy vjetëve e bleu Grupi Metropol nga Rusia.
Para dymbëdhjetë vjetëve patriarku serb Irinej e dekoroi Davidoviqin me “Urdhrin e Shën Savës të shkallës së parë”, dhe para tre vjetëve, nga mitropoliti Amfilohije ka marrë “Urdhrin e Mbretit të Shenjtë Millutin” për donacione të cilat i kishte dhënë kishës serbe. Tentim vrasja e Davidoviqit, tregtarit të njohur të ar më ve, ndodhi në kohën e aferës së shitjes ilegale të ar më ve nga Serbia në Lindje të Mesme ku pretendohet se janë të përzier presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq si dhe babai i tij Branko Stefanoviq./Zhurnal
