Afrim Bilalli u zgjodh kryetar i degës Vrapçisht – PDSH

Nga Xh M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vrapçisht, 28 mars, Zhurnal.mk – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçisht, në kuadër të angazhimeve për riorganizimin e strukturave të saj organizative.

Në këtë kuvend, me votë unanime, për kryetar të Degës është zgjedhur Afrim Bilalli. Po ashtu, është konstituar edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e objektivave politike dhe në konsolidimin e mëtejshëm të degës në këtë komunë.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Partia Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të qëndrueshëm dhe angazhimit aktiv të strukturave partiake për aktivitetet e ardhshme.

Nga PDSH vlerësojnë se ky kuvend përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë dhe strukturës së partisë në Vrapçisht, duke synuar rritjen e mobilizimit dhe efikasitetit politik në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër