Ahmeti dhe Sela, takuan kongresistin amerikan Keith Self, në fokus Marrëveshja e Ohrit dhe zhvillimet politike në vend

Nga B.M
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Keu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti si dhe Ziadin Sela i ASH-së, zhvilluan sot takim me Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në Maqedonia e Veriut, rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, si dhe shqetësimet lidhur me, siç u tha, tendencat për erozionin e saj në institucionet shtetërore.

Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit theksuan se Marrëveshja e Ohrit mbetet themeli i paqes, bashkëjetesës dhe demokracisë multietnike në vend, duke u cilësuar edhe si një nga arritjet më të rëndësishme të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajon.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për rolin dhe përkushtimin e vazhdueshëm amerikan ndaj stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës euro-atlantike të Maqedonia e Veriut dhe rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër