“Ai i ka tejkaluar Lampard, Scholes dhe Gerrard”, Rio Ferdinand vlerëson ndikimin e Bellinghamit te Anglia

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, ka pohuar se Jude Bellingham e ka tejkaluar tashmë trashëgiminë e legjendave si Frank Lampard, Paul Scholes dhe Steven Gerrard në ekipin kombëtar të Anglisë.

Duke folur në emisionin e tij Rio Meets, ish-lojtari i Manchester United këmbënguli se asnjë nga këta mesfushorë ikonikë nuk mund të krahasohet me ndikimin që ylli i Real Madridit ka pasur për ekipin kombëtar.

“Jude Bellingham i ka tejkaluar Lampard, Scholes dhe Gerrard për Anglinë. Ata nuk mund t’i flasin Jude-it për atë që ka bërë, e lëre më për Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Ferdinand.

Për të mbështetur qëndrimin e tij, ai kujtoi fitoren vendimtare të anglezëve jashtë fushe kundër kampionëve të botës në Spanjë, një arritje që, sipas tij, çimenton superioritetin historik të Bellingham mbi brezin e mëparshëm të artë.

“Anglia hyri në oborrin e Spanjës, kampionët e botës, dhe i mundi ata. Nuk ka shumë gjëra që mund të them për Jude. Ai është shumë i mirë dhe një djalë i ri fantastik. Mënyra se si e prezanton veten dhe sa elokuent është”.

Ferdinand theksoi elokuencën e tij dhe mënyrën se si sillet jashtë fushës, duke arritur në përfundimin se nëse diçka i afrohet përsosmërisë në botën e futbollit, Bellingham përfaqëson atë ideal.

“Nëse ka diçka afër përsosmërisë, Jude me siguri duhet të jetë ajo në botën e futbollit”, përfundoi legjenda angleze.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër