Aksident fatal në autostradën Fier-Lushnjë, humb jetën 34-vjeçari

Nga Xh M
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lushnjë, 19 qershor Zhurnal.mk – Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar me inicialet A.S.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por 34-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër