Aksion i madh antidrogë në Shkup, 12 persona përfundojnë në pranga

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Një aksion i gjerë policor i zhvilluar në disa lokacione të Shkupit ka përfunduar me arrestimin e 12 personave, ndërsa janë sekuestruar marihuanë dhe substanca pluhurore të bardha.

Sipas MPB-së, gjatë periudhës 22–23 tetor janë privuar nga liria disa persona nga Shkupi, Velesi, Tetova dhe një shtetas i Turqisë, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur lëndë narkotike.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj të gjithë të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër