Aksion kontrollues në një objekt hotelierik në Vrapçisht, ndalohen tre femra

Nga D. V.
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se sot (23.04.2026), në periudhën nga ora 00:10 deri në 01:05, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit, pronë e B.B. (20) nga fshati Dobërdoll.

“Gjatë kontrollit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, janë shoqëruar tri femra: E.S. (27) dhe M.P. (36) nga Republika e Serbisë, si dhe B.M. (20) nga Republika e Shqipërisë”.

“Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër