Alarm në Inspektoratin e Tregut: Vetëm 148 inspektorë për mbi 28 mijë kontrolle

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mmk – Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë dobësish në funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, përfshirë mungesën e inspektorëve, problemet me digjitalizimin dhe parregullsitë në menaxhim, transmeton 4news.mk.

Gjatë vitit 2024 janë realizuar 28.263 kontrolle nga vetëm 148 inspektorë, ose 47 për qind e vendeve të sistematizuara të punës. Sipas auditorëve, mungesa e stafit vështirëson realizimin e plotë të kontrolleve dhe kompetencave ligjore.

Probleme janë evidentuar edhe me sistemin “E-inspektor”, i cili nuk ishte vënë plotësisht në funksion.

Gjendja është veçanërisht shqetësuese në sektorin e sigurisë së produkteve, ku nga 14 vende të parashikuara ishin plotësuar vetëm pesë. Nga viti 2022 deri më 2025, pas analizave laboratorike, 40 produkte janë tërhequr nga tregu i Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër