Alarm në Ungrej të Lezhës, zjarri u afrohet banesave, përfshin varrezat

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 7 shtator Zhurnal.mk – Situatë alarmante në Ungrej të Lezhës, ku zjarri në zonën e Rrasit dhe Zimajt po përparon me shpejtësi dhe flakët janë afruar pranë zonave të banuara.

Alarmin e ka ngritur deputeti Agron Gjekmarkaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se përveç pyjeve, rrezikohen edhe banesat, kishat dhe varrezat e fshatrave, me këto të fundit që janë përfshirë nga zjarri.

“Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj. Zjarri po përparon me shpejtësi dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të fshatrave”, shkruan Gjekmarkaj.

Deputeti u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht me të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion, duke paralajmëruar se çdo minutë vonesë mund ta rëndojë më tej situatën.

Reagimi i plotë:

ALARM NË UNGREJ!

Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, Lezhë. Zjarri po përparon me shpejtësi dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të fshatrave.

Nuk kërcënohen vetëm pyjet. Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive dhe vendeve të shenjta ku prehen të afërmit e këtij komuniteti.

Banorët janë përballë një situate alarmante dhe kërkohet ndërhyrje urgjente dhe e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, me të gjitha mjetet dhe forcat në dispozicion. Çdo minutë vonesë e rëndon më shumë situatën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër