Aleanca për Shqiptarët konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Gjykatën Kushtetuese

nga D. V.

Shkup, 30 janar – Në ditën e hyrjes në fuqi të ligjeve, Aleanca për Shqiptarët ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aktet ligjore që përfshihen në paketën “Safe City”, theksohet në kumtesën e ASH-së, të cilën MIA e transmeton integrale.

Abidin Abduli, avokat i angazhuar nga Aleanca për Shqiptarët, deklaroi:
“Siç paralajmëruan deputetët tanë nga foltorja e Kuvendit, ligjet e paketës ‘Safe City’ do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese në ditën e hyrjes së tyre në fuqi. Këto iniciativa i dorëzuam me qëllim që çdo ligj të vlejë për të gjithë qytetarët, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës, një pyetje e ngritur nga gazetarët, deputeti Halil Snopçe theksoi:
“Serioziteti për ‘Safe City’ matet me veprime konkrete dhe jo me deklarata politike. Neni 9 i Kushtetutës garanton barazi për të gjithë qytetarët, ndërsa zbatimi i ligjit vetëm në tre qytete nuk është i barabartë dhe nuk siguron uniformitet. Deputeti Rijad Shaqiri paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzonte ankesë, ndërsa Ziadin Sela nuk ishte i pranishëm gjatë votimit të ligjit.”

Aleanca për Shqiptarët thekson se çdo ligj duhet të jetë i drejtë, i barabartë dhe të garantojë të drejta të njëjta për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More