Aleanca për Shqiptarët zgjedh strukturat organizative në Tetovë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 tetor Zhurnal.mk – Pas mbylljes me sukses të fazës zgjedhore në të gjitha nëndegët, dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë mbajti sot kuvendin zgjedhor, ku kuvendarët e pranishëm, njëzëri, e zgjodhën Valdrin Islami për kryetar të degës.

Njëkohësisht me zgjedhjen e kryetarit, u formua edhe kryesia e re e degës, e cila do të bartë barrën kryesore për arritjen e synimeve strategjike të partisë dhe për ngritjen e mëtejshme të degës në çdo nivel organizativ.

Zgjedhjet u zhvilluan në një ambient demokratik, me pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë dhe të aktivistëve. Kuvendin me praninë e tij e nderoi edhe vetë kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë partiakë.

Në fjalimin e tij, përveç analizës së përgjithshme të gjendjes politike në vend, ai theksoi se organizimi i fortë dhe strukturat e konsoliduara përbëjnë bazën e suksesit politik, duke u bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të japin kontributin e tyre me përkushtim, përgjegjësi dhe angazhim të pandërprerë në punën e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur ta zgjerojë praninë e saj organizative përmes strukturave të mirëorganizuara, dinamike dhe të ndërlidhura ngushtë me nevojat e qytetarëve në çdo vendbanim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër