Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi

Nga Xh M
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë vazhdon me realizimin intensiv të projekteve strategjike kapitale, të cilat siç informoi, do ta transformojnë infrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin.

Këto aktivitete u prezantuan në detaje në takimin e 10-të të grupit sektorial të punës për shëndetësinë.

“Vizioni ynë është shumë i qartë, e ai është shëndetësi e qasshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, sistem i ndërlidhur digjitalisht dhe mbrojtje e fuqishme primare shëndetësore. Investimi në infrastrukturë nuk është vetëm ndërtim muresh, por investim te njerëzit, te sistemi dhe te e ardhmja e vendit tonë. Së bashku po ndërtojmë shëndetësi moderne dhe humane”, thotë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ndër projektet prioritare kapitale janë ndërtimi i Spitalit të ri Klinik në Shtip, Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, Spitalit Klinik në Tetovë, Qendrës për plagë dhe gangrena në ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori” në Shkup, ndërsa në fazën e ardhshme edhe Qendra e re Klinike. Krahas kësaj, po avancojnë edhe projektet për investime humane dhe sociale, si përmirësimi i kushteve për pacientët gjyqësorë në Spitalin Psikiatrik-Shkup dhe Hub-i inovativ në Koçan.

Paralelisht me projektet kapitale, po realizohen edhe projekte strategjike shëndetësore, si Qendra Urgjente për Toksikologji, zhvillimi i kapaciteteve in vitro për gjinekologji dhe përforcimi i kujdesit intensiv në kardiologji.

“Infrastruktura moderne nënkupton edhe digjitalizim. Platformat kombëtare digjitale, rrjetet laboratorike, zgjidhjet sistemore digjitale dhe shërbimet e integruara – këto janë projektet që do ta afrojnë sistemin tonë shëndetësor pranë çdo qytetari, pa dallim se ku jeton në shtet”, theksoi Aliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër