Ambasada amerikane paralajmëron: Grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë amerikanët në Shqipëri

Nga Xh M
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill Zhurnal.mk – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim paralajmërues, duke informuar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri inkurajohen të ushtrojnë vigjilencë të shtuar dhe të marrin masa paraprake për sigurinë e tyre personale.

Ambasada thekson rëndësinë e raportimit të çdo aktiviteti të dyshimtë pranë autoriteteve lokale dhe kontakteve të saj diplomatike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër