Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe

Nga Xh M
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një video mesazhi është deklaruar lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot në vend.

Rudolph, ka thënë se, nga ajo çfarë kanë parë deri me tani, “gjithçka duket e qetë dhe po zhvillohet pa problem”.

‘’Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë’’, ka deklaruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër