Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Nuk do të lejojmë asnjë efekt negativ ndaj mjedisit jetësor për t’u ndërtuar data-qendrat. Nuk do të priten drunj, dhe nuk do të lejojmë çfarëdo lloj ndikime të tjera të dëmshme ndaj natyrës, ujit, ajrit, që të kemi ndonjë përfitim. Mendoj se ato ishin fjalë shurdhe, të prapambetura dhe dëshira të disa individëve për të krijuar histeri të rrejshme, tha sot ministri i transformimit dogjital, Stefan Andonovski.
Mendohet, informon Andonovski në konferencën e sotme për shtyp, data-qendrat të locohen në zonat e zhvilluara teknologjike zhvillimore, në vende ku tashmë ka fabrika ekzistuese “brownfield” investime.
“Ekzistojnë diskutime dhe debate për temën për volitshmëritë dhe mangësitë në ndërtimin e fabrikave më të mëdha për qendra të dhënash. Në asnjë moment tjetër nuk do ta kompromitojmë mjedisin jetësor me asnjë investim në vend. Çdo ndërtim duhet të kalojë elaborat për mjedisin jetësor, posaçërisht kur bëhet fjalë për investime të huaja dhe nuk do të lejojmë të shohim çfarëdo lloj efekti negativ ndaj mjedisit jetësor.
Në konsultim me të gjithë ekspertët relevantë nga IT, makineri, industri, nuk ka njeri që flet kundër ndërtimit të qendrës së të dhënave. Çështja është madhësia dhe në mënyrë adekuate si do të ndikojë kjo ndaj mjedisit jetësor, por nuk do të bëjmë asnjë hap që do të thotë keqpërdorim i mjedisit jetësor apo përfitim nga qendra e të dhënave, ta rrezikojmë ujin, mjedisin jetësor, ajrin,…”, tha Andonovski.
