Anjeza Gubetini ngacmon Sharr Brainën, e vë në ‘siklet’ me prekjen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një moment mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, pasi Anjeza Gubetini është parë duke e vënë në siklet Sharr Brainën me një gjest të papritur.

Ajo iu afrua Sharrit dhe e preku në një mënyrë që u konsiderua si gjest intim, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ana e tij.

Sharri u duk i befasuar dhe në siklet nga veprimi i Anjezës, derisa momenti nuk kaloi pa u vënë re as nga publiku që po përcjell vazhdimisht zhvillimet brenda shtëpisë.

 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo që e bëri situatën edhe më të komentuar është fakti se Anjeza gjatë qëndrimit në këtë format ka përmendur vazhdimisht të dashurin e saj, duke folur hapur për lidhjen që ka jashtë shtëpisë.

Pikërisht për këtë arsye, veprimi i saj ndaj këngëtarit ka nxitur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku publiku ka komentuar sjelljen e saj.

“Edhe këtë e pashë, a je normal, a nuk ke të dashur”, kanë qenë vetëm disa nga komentet.

Sidoqoftë, ajo ka krijuar një raport të mirë me të, duke e cilësuar mik të afërt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër