Anjeza surprizon me deklaratën për Sharrin: E dua me zemër

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Anjeza është pyetur në dhomën e rrëfimit për raportin e saj me Sharrin, ndaj të cilit ka bërë shpesh batuta dhe ngacmime brenda shtëpisë.

Edhe pse ka treguar se jashtë ka një të dashur, përgjigjja e saj për Sharrin ka qenë disi surprizuese.

Ajo ka pranuar se e pëlqen, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një shoqëri e mirë.

Anjeza u shpreh: Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë. Unë e ngacmoj sepse, nuk e di, kam qejf ta ngacmoj. E dua shumë, kështu, e du. Po ta pranoj, e dua me zemër.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto deklarata në marrëdhënien e Anjezës jashtë shtëpisë dhe në raportin e saj me Sharrin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër