Arben Fetai shpjegon skenarët se si mund të duket lidershipi i ri i VLEN

nga Xh M

Shkup, 19 shkurt – Zv/kryeministri Arben Fetai tha se takime mes liderëve të koalicionit VLEN ka në vazhdimësi, ndërsa janë tre drafte të cilat kanë qarkulluar, janë disa modele sa i përket lidershpit, pika e fundit, sipas Fetait, për të cilën ende nuk kanë dakordësi.

“Është çështje për të cilën jemi duke vazhduar të bisedojmë, duke matur, përparësitë dhe mangësitë e secilit model. Ka disa skenarë për të cilat është folur, jo vetëm nga unë por edhe nga të tjerë, ku njëri nga prej varianteve, besoj më i dëshiruari është që VLEN-i të ketë një kryetar të vetëm si çdo parti tjetër politike, pra me mandat katër vjeçar, dy apo një.. një variant që të punohet sipas logjikës së bashkëkryetarëve dhe një variant tjetër është që të ketë praktikë të rotacionit. Të ketë kryetar apo bashkëkryetar me rotacion në baza vjetore dy vjeçare”, tha Fetai, duke shtuar se këtu duhet të arrihet koncenzusi.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy