Ardian Gjini kandidat i AAK-së për kryeministër

Nga Xh M
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 prill Zhurnal.mk – Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se partia e tij nuk hyn në këto zgjedhje vetëm për të kaluar pragun.

“Unë jam i propozuar për kandidat për kryeministër dhe për bartës të listës por duhet ta presim vendimin e Këshillit Drejtues. Aleanca është duke u bërë gati për një betejë dhe kjo betejë nuk ka të bëjë me prag dhe kurrgjë tjetër. Beteja ka të bëjë që me ia dhënë Kosovës një qeveri normale një qeveri që i ka fjalët e buta e punët serioze dhe serta”, ka thënë ai.

Gjini pritet të jetë kryetar i ri i AAK-së, pas largimit të Ramush Haradinaj nga ky post.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër