Arrestohet një burrë nga Makedonski Brodi, shkaktoi zjarr në fshatin Breznicë

Nga Xh M
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Makedonski Brod, 6 shtator Zhurnal.mk – Më 05.09.2026, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria M.T. (38) nga Makedonski Brodi, duke vepruar pas denoncimit se më 05.09.2026, rreth orës 10:00, kishte shkaktuar zjarr në fsh. Breznicë, Makedonski Brod, kështu që prej shkëndijave të mjetit për kositje me benzinë, pranë shtëpisë së tij në fsh. Breznicë, ka shpërthyer zjarri i cili është përhapur drejt pronave fqinje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i NP-së „Pyjet Kombëtare“ dhe nga banorët vendas. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të pasojë kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër