Arrestohet shoferi i sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, reagojnë nga VMRO

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shttaor Zhurnal.mk – Shoferi i sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushevit, është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar ryshfet në këmbim të ndërmjetësimit për sigurimin e një vendi pune.

Sipas informacioneve të publikuara nga Plusinfo, policia ka ndërmarrë një aksion të posaçëm pas marrjes së informacionit për rastin. Gjatë operacionit, të dyshuarit i janë dorëzuar bankënota të shënuara, të cilat më pas janë përdorur si prova në procedurën e arrestimit.

Pas marrjes së parave, policia ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

Rasti tashmë pritet të hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa hetimi duhet të zbardhë edhe nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo në emër të personave të tjerë në kërkimin e parave për punësim.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rastin në vijim të procedurës.

REAGIM NGA VMRO

Kolegët nga LSDM-ja duket se i kanë ngatërruar gjërat. Aq shumë janë zhytur në krim, saqë mendojnë se të gjithë janë si ata. Kur arrestohen ryshfetmarrës dhe kriminelë, ata duan që këtë pamje ta paraqesin sikur vlen për të gjithë.

“Punonjësi i arrestuar është përpjekur të marrë ryshfet dhe menjëherë është trajtuar nga MPB-ja. Atij i janë dhënë para të shënuara dhe tani ndodhet prapa grilave, ndërsa ndaj tij po zhvillohet procedurë. Po të ishte kjo në kohën e LSDM-së, asgjë nga këto nuk do të merrej vesh, sepse askush nuk do të sanksionohej, ndërsa ato para prej kohësh do të përfundonin te ndonjë prej krerëve të LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Me këtë rast dhe me shumë shembuj të tjerë sot po shihet se ekziston shteti ligjor dhe se ligji vlen për të gjithë. Këtë nuk mund ta kuptojë krimineli Venko. Nuk e kuptojmë histerinë me të cilën po paraqitet LSDM-ja. Duke sabotuar veprimtarinë e institucioneve, tregojnë se edhe më tej LSDM-ja dhe Venko Filipçe mbrojnë krimin.

Por Venko është bastioni i krimit në shtet dhe as edhe 1.000 persona si Islam Abazi nuk do ta shpëtojnë. Kjo Qeveri ka dëshmuar se lufton kundër krimit kudo dhe kundër të gjithë atyre që kanë kryer shkelje ligjore”, pretendojnë nga partia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër