Arsenali dërgon skaut në Itali, në fokus ylli i ri i Interit

Nga B.M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një përfaqësues i Arsenalit ishte i pranishëm në San Siro të shtunën për të ndjekur nga afër përballjen mes Interit dhe Juventusit, me fokus të veçantë te talenti i ri, Francesco Pio Esposito.

Sulmuesi i lindur në vitin 2005 konsiderohet një nga asetet më të rëndësishme për të ardhmen e Interit.

Brenda klubit zikaltër ai shihet si pjesë kyçe e projektit afatgjatë, ndërsa drejtuesit kanë nisur punën për një zgjatje kontrate që do ta mbante të lidhur me klubin deri në vitin 2031.

Interesimi i Arsenalit vlerësohet si serioz dhe monitorimi i lojtarit ka qenë i vazhdueshëm. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e sulmuesit të ri me lehtësi, sidomos në një kohë kur vëmendja nga klubet elitare evropiane është në rritje.

Zikaltërit janë të vendosur të sigurojnë të ardhmen e Espositos dhe ta mbrojnë atë nga ofertat e mundshme në afatin kalimtar veror. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër