ASH e Ziadin Selës sot mbledh kuvendin e pestë të partisë në Shkup

nga Redaksia

Shkup, 27 dhjetor – Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se sot më 27 dhjetor në Shkup di të mbledh kuvendin e pestë të partisë pas vendimit për largim nga koalicioni me AKI-në.

Nga ana tjetër kryertari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi bashkimin e ASH-së me VLEN-in dhe përfshirjen e saj në qeveri.

Kuvendi i së shtunës nuk dihet nëse do të diskutohet edhe kalimi i ASH-së në VLEN dhe përfshirja e saj në qeverisjen e vendit.

Ndërkohë Ziadin Sela edhe më tej vazhdon të pret për vulat e partisë në procesin mes tij dhe Arben Taravarit ndërsa në zgjedhjet e fundit thuhet se Sela ka regjistruar në subjekt të ri politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More