Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Ukraina e cila çdo ditë por përballet me bomba dhe shkatërrime, megjithatë edhe përkundër kësaj por ecën me guxim drejt Bashkimit Evropian. Edhe Moldavia po avancon me vendosmëri. Ne, në paqe, humbasim vite të çmuara duke u marrë me frikën, paragjykimet dhe inatet politike, në vend që të ndërtojmë të ardhmen, thonë sot nga ASH.
“Ndryshimi i emrit u paraqit si kërcënim për identitetin, gjuhën dhe shtetin. Sot identiteti është i njëjti, gjuha maqedonase ekziston, dhe Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, me garanci kolektive sigurie dhe pozitë ndërkombëtare më të fortë. Ajo që dikur quhej kërcënim për ekzistencën është sot një nga arritjet më të mëdha të shtetit.
Historia po përsëritet. Me ndryshimet kushtetuese shfaqen të njëjtat frika, arsyetime dhe humbje kohe, ndërsa vendet e tjera ecin përpara.
Aleancës për Shqiptarët ka kërkuar vazhdimisht reflektim, guxim dhe përgjegjësi politike.
Me vendosmëri kërkojmë që të arrihet një marrëveshje dhe ndryshimet kushtetuese të bëhen tani,të hapet rruga për anëtarësim në Bashkimim Evropian.Gjithashtu kërkojmë që të hiqet formulimi diskriminues prej 20 për qind, shqiptarët të arrijnë barazi të plotë. Respektimi i identitetit maqedonas dhe barazia e shqiptarëve nuk duhet të përbëjnë konest dhe kundërshtime kur janë themele të një shteti modern evropian”, shtojnë nga ASH.
Nga atje shtojnë se Ukraina lufton për të ardhmen evropiane mes luftës, ndërsa ne, në paqe e siguri, mbetemi peng i frikës nga ndryshimi në mungesë të guximit dhe vullnetit politik. Nuk mund të synojmë të ardhmen evropiane duke jetuar me frikën e së kaluarës. Koha për guxim dhe vendime është sot, sepse nesër do të bëhet tepër vonë.
