Autobusi bie në humnerë, të paktën 40 të vdekur

Nga D. V.
1,187 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Islamabad, 03 korrik, Zhurnal.mk – Të paktën 40 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus që lëvizte me shpejtësi doli nga rruga dhe ra në një humnerë, në provincën e Balochistan-it, në jugperëndim të Pakistanit, njoftuan autoritetet.

Autobusi ishte nisur nga qyteti i Quetta-s drejt Peshawar-it, kur aksidenti ndodhi rreth mesit të itinerarit.

Sipas zyrtarit të policisë Ali Raza, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku kryesor i tragjedisë, megjithatë hetimet do të përcaktojnë arsyen e saktë të aksidentit.

Zyrtarët e shpëtimit bënë të ditur se, përdorën pajisje prerëse dhe makineri të posaçme, për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit nga autobusi, i cili ishte shkatërruar plotësisht nga rënia.

Të plagosurit dhe trupat e viktimave, u transportuan me ambulanca drejt spitaleve dhe klinikave më të afërta.

Sipas autoriteteve, disa prej të plagosurve, ndodhen në gjendje kritike, dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Pakistani përballet çdo vit, me mijëra viktima në aksidente rrugore, të shkaktuara kryesisht nga infrastruktura e dobët, mirëmbajtja e pamjaftueshme e mjeteve dhe standardet e ulëta të sigurisë në trafik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër