19
Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Një 70-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se ai dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar fizikisht në banesën e tyre në Kisella Vodë nga djali i tyre 31-vjeçar. Sipas denoncimit, pas sulmit fizik, djali e ka kërcënuar të atin edhe me një mjet të mprehtë.
Rasti është denoncuar më 7 nëntor, rreth orës 11:00, në SPB Shkup. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
